Plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Zogut të Zi", ku i plagosur ka mbetur G.H. 40 vjeç.
Ndërkohë autori i plagosjes, shtetasi me iniciale M.B., banues në Cakran është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Shkaqet e plagosjes ende nuk dihen, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier rreth orës 21:00, kanë marrë njoftim se në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Zogut të Zi", një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin M. B., banues në Cakran dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shtetasi M. B. në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. H., 40 vjeç, banues në Fier.
40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, informon policia.
Fier/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri një 40-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.
Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit M. B., banues në Cakran.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier rreth orës 21:00, kanë marrë njoftim se në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Zogut të Zi", një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe pas veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin M. B., banues në Cakran dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shtetasi M. B. në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. H., 40 vjeç, banues në Fier.
40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd