Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore.
E më konkretisht:
Ditët e Hënë, e Enjte dhe pjesërisht e Martë moti pritet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash.
Ditën e Martë në pjesën e dytë të ditës pritet mot me kthjellime dhe vranësira në shtim, raporton noa.al duke cituar Shërbimin Metereologjik Ushtarak.
E Mërkurë dhe e Premte pritet mot i vranët dhe me intervale kthjellimesh të herëpashershme.
Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Ndërsa në zonat veriperëndimore e jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në lartësitë mbi 1000-1200m priten reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe me intensitet deri mesatar.
Era pritet të jetë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës era fiton shpejtësi deri në 14m/sek.
Ju urojmë një javë të mbarë. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd