Transmetuar më 23-12-2024, 13:58
Durrës- Moti i keq shkakton probleme në Portin e Durrësit.
Si pasojë e dallgëve dhe detit të trazuar, dy tragete janë përplasur mes tyre.
Nga kjo prekje nuk ka pasur dëmtime në udhëtarë apo ekuipazh, por paraprakisht dyshohet se mjetet kanë pësuar dëmtime materiale.
Ndërkohë burime për Noa.al konfirmojnë se një varkë peshkimi është fundosur. Noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd