Magazinë
Transmetuar më 04-04-2025, 11:22

Itali- Një 52-vjeçar shqiptar është marrë nën hetim për vdekjen e Fabiana Piccioni, 46-vjeçares që u gjet gjysmë e djegur dhe e zhveshur më 9 janar në Itali.

Sipas autoriteteve italiane, 52-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, është pronari i një kompanie pastrimi dhe nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penal.

Sipas dyshimeve paraprake, ai po hetohet për trafik droge, vdekje si pasojë e një krimi dhe tentativë për fshehje të kufomës.

46-vjeçarja italiane u zhduk nga shtëpia më 2 janar dhe u gjet e vdekur më 9 janar.

Viktima u gjet e zhveshur dhe gjysmë e djegur në një zonë në Giulianova.

Vdekja e saj erdhi si pasojë e përzierjes së kokainës me opiate që e bënë atë të sëmurej, ndërsa dyshohet se shqiptari ia ka dhënë dozën fatale.

Pasi ajo ndërroi jetë, 52-vjeçari është përpjekur të fshehë trupin e saj.

I dyshuari dhe viktima kanë qenë miq së bashku. Në lidhje me këtë ngjarje janë marrë në pyetje edhe 70 persona të tjerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit