Magazinë
Transmetuar më 04-04-2025, 10:35

Lezhë, 4 prill 2025 – Doda Gjoka, 35 vjeç, i cili u rrëmbye me forcë të enjten nga tre persona të rinj dhe u la i lirë disa orë më vonë, ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të policisë. “Kam pasur një konflikt të çastit me tre persona, por më shumë nuk mund të flas”, ka deklaruar Gjoka, sipas burimeve nga grupi hetimor.

Ngjarja ndodhi në një vendparkim të një lokali buzë superstradës Lezhë–Laç, ku Gjoka u mor me forcë dhe u largua nga autorët ende të paarestuar. Pas disa orësh në duart e rrëmbyesve, ai u la i lirë në rrethana ende të paqarta.

Policia ka identifikuar tre autorët e dyshuar dhe i ka shpallur në kërkim për rrëmbim dhe dhunim të shtetasit Gjoka. Ndërkohë, hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e incidentit, si dhe për të bërë të mundur arrestimin e të dyshuarve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit