Magazinë
Transmetuar më 02-04-2025, 22:04

‘Kam një djalë në Itali ai më braktisi fare ka 10-15 vjet s’merr as ne telefon as sen. Unë jam për faqe të zezë, unë rroj kot përmbi dhe po thuaj shyqyr i qoftë Zotit sdo me ma marrë shpirtin sdo…’ u shpreh Pali Shyte, pensionist

86- vjeçari Pali Shyte prej vitesh jeton i vetmuar, pa kujdesin e askujt. Në shtëpi ka veç një Televizor dhe një sobë elektrike.Shpesh, fatura e energjisëi vjen mëtepër se sa pensioni që merr.

‘Asnjë të ardhur fare, zero. Kam unë, por do paguaj dritat janë 230 mijë lekë me gjithë ujë edhe shkurti’ u shpreh pensionisti, Pali Shyte

‘Kur ti mua pensionistit korentin ma jep po me 20% tvsha ama, ma fal atë 20 % dhe më ke ndihmuar goxha’ u shpreh Thoma Mici, pensionist

Pali 86-vjeçar thotë se djali e ka braktisur prej vitesh. Me të nuk ka asnjë komunikim. Ai di vetëm qëi biri jeton në Itali dhe është martuar me një siciliane. Bashkëshortja ka humbur jetën, ndërsa motra e vëllezër nuk ka. Edhe miqtë e tij bashkëmoshatarëkanë humbur jetën.

‘Jam vetëm fare, as motër, as nënë as babë as fëmijë sen.Gruaja ka 5-6 vjet që ka vdekur. Nuk shoqërohen me mua se unë jam moshë e madhe ata janë më të rinj se unë mosha ime ka vdekur kanë ikur të gjithë .

S’ka vëllai jot, unë rroj kot për mi dhe hajt ma e ka shkruar i madhi Zot, sa të jetoj të jetoj’ u shpreh pensionisti, Pali Shyte

Pali nuk mund të gatuajë dhe ka vështirësi në sigurimin e ushqimit. Fizikisht e ka të pamundur të shkojë larg banesës.Fqinjët kujdesen herë pas here për të duke i sjellë ushqim, por, edhe sa kohë mund të jetojë nën mëshirën e tyre…?

‘Ja sallatë mora, 2 spec të djegës, 2 simite kaq’ u shpreh Pali Shyte, pensionist.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit