Magazinë
Transmetuar më 14-12-2024, 07:53

Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit Shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm; Orët e paradites paraqiten me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në veri të vendit duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.

Pas- mesditës, pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke sjellë; rrebeshe shiu përgjatë ultësirës Perëndimore si edhe reshje të dendura dëbore në të gjithë zonën malore Lindore,; kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 6 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit