Magazinë
Transmetuar më 10-09-2024, 13:27

Pas dy vitesh hetime të thelluara, 43 persona janë përjashtuar përgjithmonë nga Federata e Futbollit të Kinës, përfshirë 38 futbollistë dhe 5 zyrtarë klubesh.

Arsyet, siç raportohet nga “Xinhua”, agjencia zyrtare kineze e lajmeve, iu atribuohen akuzave për baste të paligjshme dhe forma të tjera korrupsioni.

Në këtë hetim u përfshinë 120 ndeshje, 128 të dyshuar dhe 48 kompani. Ish-lojtarët e kombëtares Jin Jingdao, Guo Tianyu dhe Gu Chao, gjithashtu u përjashtuan përjetësisht nga sporti.

U përfshinë edhe disa të huaj, që luanin në Kinë, si Son Jun-ho, i cili deri në korrik 2023 veshi fanellën e Shandong Taishan. Konkretisht, lojtari i lindur më 1992 akuzohet se ka marrë pjesë në trukime ndeshjesh përkundrejt ryshfetit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit