

Një kabinë elektrike që u përfshi nga flakët dyshohet se ishte shkaku që Tirana u zhyt në errësirë.
Sonte rreth orës 19:40, tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur një kabinë elektrike.
Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Djegia e kabinës elektrike u shoqërua me një black out të gjerë që përfshiu të gjithë zonën qendrore të Tiranës.
Për disa minuta thuajse gjithë pjesa qendrore e qytetit ishte në terr. Gradualisht nisi të rikthehet energjia në disa pjesë.
Për rreth një orë e gjysmë një pjesë e qendrës nuk kishte energji. Në orën 20.40 energjia u rikthye plotësisht. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd