Transmetuar më 21-01-2025, 12:19

Pas fitores 3-1 ndaj Empolit, mbrojtësi holandez Denzel Dumfries foli për suksesin që u arrit edhe falë një goli të tij me kokë, pas këndores së përpiktë nga Asllani. Ky gol erdhi pas avantazhi të parë të siguruar nga Lautaro Martinez, më pas goli i Marcus Thuram dhe ai i Empolit, nga ish-lojtari i Interit, Sebastiano Esposito.

Ja fjalët e Dumfries në intervistën për kanalin zyrtar të klubit zikaltër, pas ndeshjes: "Sa i përket golit, ishte një këndore e shkëlqyer nga Asllani, i cili është një lojtar i madh. Jam i lumtur që kam shënuar, kam punuar në këtë situatë gjatë stërvitjes dhe gjithmonë jam i lumtur të shënoj për Interin.

Pjesa e parë ishte e vështirë, sepse Empoli u mbyll dhe luajti shumë mirë në fazën mbrojtëse, duke i mbajtur të gjithë lojtarët pas vijës së topit. Për ne ishte e vështirë, por qëndruam të përqendruar dhe në fund morëm një fitore të madhe".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit