
17:40 | “Koka” e trafikut të kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë/ Shqiptari gjurmohet dhe kapet i fshehur në Britaninë e Madhe
- 17:15 | TRAGJIKE/ E reja vdes pas rënies nga kati i 17-të, i dashuri i saj dyshohet se nxiti vetë’vrsjen
- 16:40 | Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4: Nuk kam ndërmend…
- 16:30 | Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4
- 15:54 | Aksidentohen dy 17 vjeçarë në Mamurras- Laç. Nisen me urgjencë drejt ‘Traumës’
- 15:47 | Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet drejtuesi i zetorit
- 14:48 | Vajza 19-vjeçare falsifikoi mesazhe për të bindur babain të vr’asë kunatin e tij në Greqi
- 14:03 | Emri/ Si festa e beqarisë u kthye në makth, dënohet me 32 vite burg shqiptari në Greqi që plagosi tre miqtë
- 13:59 | Të kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë, policia greke arreston dy shqiptarë të shumëkërkuar në Kakavijë
- 13:17 | “Shqipëria në BE, vetëm me PS” – Rama çel zyrtarisht fushatën e 11 majit me synimin për një mandat të katërt 📸 🎥
Rama shpall pasardhësen e tij: Kryeministre do të jetë një grua socialiste!
- Skandal! Drejtori kapet duke kryer marrëdhënie me infermieren gjatë orarit të punës!
- Atilla fejohet me Rovena Stefën? Dalin pamjet madhështore nga fejesa – Drenushës s’do t’i vi mirë hiç
- Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme, e shtunë 12 prill 2025
- Njëri kishte marrëdhënie me gruan e bosit të drogës/ Rihapet dosja e vr'sjes së dy shqiptarëve në Gjermani
- Tragjedi në Zvicër: Shqiptari dyshohet se vrau gruan, i vuri flakën shtëpisë dhe u vetëvra – Katër fëmijë mbeten jetimë
- Gjesti i shëmtuar i kreut të Federatës Ruse të Mundjes ndaj mundësit shqiptar shkakton reagime edhe në Rusi! Flasin ish-trajneri dhe deputetët
- Paolo Fox: Ja 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të tregojnë kujdes për sot 12 prill
- “Ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri”, Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit
- Branko: Këto janë 3 shenjat më me fat, por edhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër këtë 12 prill
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4: Nuk kam ndërmend…
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4
-
Mick Jagger vendos të fejohet me partneren e tij 44 vite më të vogël
-
“Nuk t’i ha më njeri këto…”/Egli diskuton me Gjestin për raportin e tyre: Ka mbaruar filmi yt!
-
“Ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri”, Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit
-
Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit
-
Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapioseksual, në finale shikoj…
-
Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
-
A e vendosi veten? Ja dy finalistët e tjerë sipas Gerta Gixharit
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV

KOSOVA- Qarkullimi i të gjitha automjeteve nga të dyja anët e kufirit verior në pikëkalimin Jarinjë mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar pa ndonjë problem të shtunën, një ditë pasi u bllokua pjesërisht nga disa shoqata serbe, sipas Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, dy pikëkalime të tjera, Bërnjak dhe Merdare, vazhdojnë të mbesin të mbyllura. Mëngjesin e së shtunës janë parë disa persona duke qëndruar pranë barrikadës në afërsi të pikës kufitare Merdare, raporton shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL). Dragisha Miriç, kryetar i Shoqatës Koreni në Serbi, tha se bllokadat në pikat kufitare do të mbesin deri në një njoftim të radhës dhe se protestuesit do të qëndrojnë atje me ndërrime çdo gjashtë orë.
Përfaqësues nga disa shoqata serbe i bllokuan të premten rrugët dhe i kthyen mbrapsht udhëtarët me dokumente kosovare në pjesën serbe pranë këtyre tri pikave kufitare me Kosovën, në shenjë proteste kundër veprimeve të fundit të autoriteteve kosovare në veriun e banuar me shumicë serbe. Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha të shtunën në mëngjes se në Jarinjë nuk ka më bllokim të kufirit.
“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinjë, është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, tha Elshani.
Megjithatë, në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Kosovës qarkullimi në Jarinjë thuhet se është i bllokuar për automjetet dhe kamionët me dokumente kosovare. Autoritetet kosovare i mbyllën të premten në mbrëmje për qarkullim dy pikëkalime kufitare me Serbinë – Bërnjak dhe Merdare.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të premten se këto dy pikëkalime janë mbyllur për pasi persona të maskuar në pjesën serbe të kufirit po i “ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste" qytetarët që duan të kalojnë transit përmes Serbisë.
Ato do të mbesin të mbyllura deri sa gjendja të normalizohet dhe "personat e maskuara të largohen", tha ai. Ekipi i shërbimit të Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka parë persona të maskuar afër bllokadës të vendosur në pjesën serbe të kufirit në Bërnjak natën e së premtes. Pikëkalimet e tjera kufitare mes dy vendeve, Dhei i Bardhë, Mutidovë dhe Muçibabë, janë të hapura.
Shoqatat serbe i vendosën këto bllokada në anën serbe të kufirit me Kosovën si shenjë proteste ndaj mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare më 30 gusht. Mbylljes së këtyre institucioneve paralele i parapriu ndalimi i dinarit serbë dhe mbyllja e disa degëve të Postës së Serbisë në veri më herët këtë vit.
Organizatorët e bllokadave duan që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbë në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe. Por, Qeveria e Kosovës thotë se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe. Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht./ REL
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
