Transmetuar më 28-02-2024, 11:54

Fjala e fundit për të ardhmen e Kylian Mbappe nuk është thënë ende. Kontrata e francezit po skadon dhe thashethemet flasin për kalimin e tij nga PSG te Real Madridi. Në Francë, megjithatë, po bëjnë gjithçka për ta bindur të qëndrojë.

Mes tentativave në këtë drejtim ishte edhe darka e mbrëmshme me presidentin Macron dhe emirin e Katarit, Al-Thani. Sipas asaj që raportohet nga "L’Equipe" dhe gazetat e ndryshme franceze, darka është mbajtur mbrëmë në "Elysee", selinë e qeverisë transalpine.

Aty ka marrë pjesë presidenti i PSG, Al-Khelaifi, si dhe ministra të Katarit, të prirë nga dy krerët e shteteve, Macron dhe emiri Al-Thani. Ky i fundit ndodhet në një vizitë institucionale në Paris dhe do të qëndrojë deri të mërkurën.

Në darkë ishin të ftuar edhe Kylian Mbappe, si dhe lojtarë të tjerë të PSG-së. Sipas burimeve franceze, kjo pritje do të shërbejë si shansi i fundit për emirin e Katarit, që ta bindë sulmuesin të qëndrojë në "Parce des Princes".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit