Transmetuar më 24-02-2024, 11:10

Gjatë konferencës për shtyp, në fund të eventit ku u shfaq dokumenti kushtuar tij, “Tani unë fitoj”, Marcello Lippit iu kërkua një krahasim mes Tottit dhe Del Pieros, Messit dhe Zidane, por ish-trajneri e bëri të qartë se nuk e vlerëson këtë lloj krahasimi:

"Nuk e kuptoj pse duhet të bëjmë domosdoshmërisht një krahasim midis dy lojtarëve. Totti dhe Del Piero ishin dy lojtarë shumë të mëdhenj dhe rreth të dyve kam ndërtuar skuadra të mëdha, që më dhanë kënaqësi të madhe.

Çfarë kuptimi ka tani të thuhet se njëri ishte më i fortë se tjetri? Messi dhe Zidane shënjuan dy periudha të ndryshme. Në periudhën e tij, Messi ishte më i madhi ndonjëherë, aq sa fitoi shumë "Topa të Artë".

E njëjta gjë vlen edhe për Zidane, që ishte kampion, me të cilin fitova shumë gjëra te Juventusi. Për fat nuk e fitoi Kupën e Botës në finalen e edicionit 2006, sepse e fituam ne atë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit