Transmetuar më 24-02-2024, 10:01

Marrëdhënia mes Ilary Blasi dhe Bastian Muller po ecën mirë. Aktualisht po shijojnë pushimet e ëndrrave në Afrikën e Jugut. Ish-bashkëshortja e Francesco Totti, e cila së fundi publikoi edhe librin e saj, është gjithnjë e më e dashuruar pas partnerit të ri gjerman, gjë që e tregon edhe përkushtimi në rrjetet sociale.

Bastian e befasoi Ilary me një safari nate, të kompletuar me një natë të kaluar në një tendë, brenda një ndërtese prej druri. Një surprizë që Ilary e ndau në rrjetet sociale, duke i bashkangjitur edhe një dedikim të veçantë: "Faleminderit për këtë surprizë të mrekullueshme, ishte një eksperiencë e pabesueshme. Love you!"

Çifti nuk ka qenë kurrë kaq i afërt dhe ky dedikim është përfaqësimi perfekt i lidhjes së fortë mes tyre. Thashethemet dhe indiciet për një martesë të mundshme mes të dyve po shtohen dita-ditës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit