Transmetuar më 19-11-2022, 05:12

Një person i paidentifikuar endet rrugëve të Tiranës dhe fotografon e filmon nga poshtë vajzat dhe gratë në mjedise publike.

Këto imazhe dhe video më pas i publikon në faqet me pullë të kuqe, të mundshme për t’u parë nga të gjithë.

Rasti është skandaloz pasi videot e publikuara në këto faqe janë të një numri të konsiderueshëm dhe “protagoniste” janë që nga vajzat e reja dhe deri tek gratë e moshuara.

Siç shihet dhe në imazhet e mëposhtme të publikuara nga JOQ, ky person i ka filmuar thuajse kudo, duke ecur në rrugë, duke bërë pazar në supermarket apo nëpër dyqane të ndryshme.

Shpesh në këto video nxirren edhe fytyrat e vajzave apo grave të filmuara.

“Ndoshta ka gjëra më të rëndësishme per momentin per tu vene ne dukje por mua me duken shume shqetesuese kjo situatë. Rastesisht ne nje nga faqet me video per te rritur me del para nje user i cili filmon vajza e gra nga “poshte” por dhe me fytyre neper rruget e Tiranes dhe biznese te ndryshme dhe i ngarkon ne rrjet.

Nuk e di sa i semure duhet te jesh ta besh dicka te tille por kjo gje duhet gjetur menyra te ndalohet… kemi motra e nena te gjithe neper rruget e Tiranes. Po ju dergoj dhe disa foto te marra nga videot.” shprehet denoncuesi.