Transmetuar më 22-01-2025, 08:09

Në prag të sfidës kundër Interit në Champions League, mesfushori shqiptar i Sparta Pragës, Qazim Laçi, ka folur në konferencë për shtyp. Këto janë fjalët e tij:

A keni kontaktuar me bashkëkombësin tuaj, Asllani, para kësaj sfide?

Jo, sinqerisht jo. Ai është një mik i imi, por për 90 minuta do të jemi kundërshtarë.

A është e pamundur ta mposhtni Interin? Cila është skuadra juaj e preferuar në Itali?

Jo, nuk është e pamundur. Gjithsesi, unë preferoj Milanin. Kjo sfidë më motivon shumë.

Trajneri ka folur për rëndësinë e freskisë fizike dhe mendore. A ka të drejtë?

Po, duhet të jemi më të freskët mendërisht dhe fizikisht. Në miqësore kemi provuar shumë gjëra dhe, sipas meje, kanë funksionuar mirë. Sidoqoftë, tani fillojnë ndeshjet vërtet konkurruese. Kundër Interit do të jetë e vështirë, sepse është një nga skuadrat më të mira. E kemi studiuar me detaje për të bërë më të mirën.

Interi ka një mesfushë shumë të fortë…

Po, është e vërtetë. Për mua, është një nga më të mirat në Europë prej disa vitesh. Interi ka qenë afër fitimit të Champions-it në Stamboll. Mesfusha e tij është shumë e fortë, prandaj do të na duhet diçka më shumë për të konkurruar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit