Magazinë
Transmetuar më 19-03-2025, 14:59
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë mbyllur 15 restorante pasi tragjedisë në një disko në Koçan ku humbën jetën 59 persona. Zëdhënësja e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Marija Miteva, bëri me dije se janë mbyllur objekte të hotelerive si kabare, klubet e natës dhe diskotekat. Ajo vuri në dukje se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer 50 kontrolle në objektet e regjistruara si kabare dhe diskoteka, duke konstatuar se vetëm 22 kishin licencë të vlefshme, ndërsa 15 nuk kishin ose kishin licencë të skaduar. Inspektorati Shtetëror i Tregut ka ndaluar funksionimin e të gjitha objekteve pa leje. Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës "Pulse", në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë, ndërsa vendi ka shpallur një javë zie kombëtare.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë mbyllur 15 restorante pasi tragjedisë në një disko në Koçan ku humbën jetën 59 persona. Zëdhënësja e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Marija Miteva, bëri me dije se janë mbyllur objekte të hotelerive si kabare, klubet e natës dhe diskotekat.

Ajo vuri në dukje se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer 50 kontrolle në objektet e regjistruara si kabare dhe diskoteka, duke konstatuar se vetëm 22 kishin licencë të vlefshme, ndërsa 15 nuk kishin ose kishin licencë të skaduar. Inspektorati Shtetëror i Tregut ka ndaluar funksionimin e të gjitha objekteve pa leje. Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës "Pulse", në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë, ndërsa vendi ka shpallur një javë zie kombëtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit