Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 18-11-2024, 23:13
TIRANË- Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ditën e sotme në shkollën Fan Noli është identifikuar.
Mësohet se i dyshuari i goditjes me thikë është adoleshenti me iniciale M. P. I mituri dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli.
Teksa konflikti ka agravuar, raportohet se adoleshenti me iniciale M. P. ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin.
Pasi është goditur me thikë, i mituri Martin C. është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe ka nisur të humbë gjak, më pas është rrëzuar në trotuarin para shkollës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd