

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00, në aksin Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Buzmadh.
Një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh janë përplasur duke lenë 6 persona të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca që kanë transportuar të plagosurit në Spitalin Rajonal Fier, ndërsa mësohet se të gjithë të plagosurit sipas burimeve paraprake janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






