Transmetuar më 19-09-2024, 18:32

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë ditën e sotme në një drekë pune në Bruksel ku ishin të pranishëm liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Pas takimeve në Bruksel, Kurti u shpreh në rrjetin social "X" se zgjerimi i BE-së është përgjigjja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin në Evropë. Ai ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në BE dhe t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim.

"Zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës.

Falenderova Presidenten Ursula von der Leyen për ftesën sot dhe mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor dhe e uroi për rizgjedhjen e saj.

Kosova është e etur për t’u bashkuar në "garën për në krye" në një proces anëtarësimi të bazuar në merita.

Me zgjerimin e kthyer në axhendën e BE-së, ne presim me padurim marrjen e statusit të kandidatit dhe pyetësorit, pasi angazhimi ynë ndaj reformave, zhvillimit dhe demokracisë vetëm sa bëhet më i fortë.", ka shkruar Kurti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit