23:04 | Përlotet Laerti, shpërthen ndaj Gertit: Shpifës i ndyrë, me kë fjete në 1 dhjetor?
- 22:55 | Sulm me thikë në Tel Aviv, plagosen 4 persona, vritet autori (VIDEO)
- 22:53 | Lëkundje të forta sizmike në Turqi
- 22:47 | Aksident në Kamëz, dy makina përplasen kokë më kokë, policia në vendngjarje
- 22:44 | Shembet një ndërtesë tre katëshe në Itali, shkak shpërthimi i gazit
- 22:29 | KQZ: 46 deputetët e parë për çdo parti caktohen nga kryetari. Si ndahen mandatet për çdo qark?
- 22:25 | Shpërthim në një fabrikë në Gjermani, dy të vdekur
- 22:20 | ‘Ke rrahur femrën në mes të lokalit’! Gerti në të bërtitura tregon sherrin me Laertin jashtë
- 21:55 | Horoskopi nga Suzan Miler, e mërkurë 22 Janar 2025. Të 12 shenjat e zodiakut
- 21:10 | Digjet kabina elektrike në qendër, shkaku pse Tirana u zhyt në errësirë
Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 21 janar 2025
- Horoskopi nga Suzan Miler, e martë 21 Janar 2025. Të 12 shenjat e zodiakut
- Horoskopi i Brankos për sot, e martë 21 janar 2025
- 18-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij maroken humbin jetën tragjikisht në Itali! Tre të tjerë të plagosur
- Horoskopi i Brankos për të mërkurën 22 janar 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për të mërkurën 22 janar 2025
- 6 herë më e madhe se Gjermania – Pse Groenlanda i përket një vendi të vogël si Danimarka, edhe pse është larg saj?
- Përplasja në protestë, Endrit Shabani: Dhunimi i Adriatik Lapajt nga Arlind Qori është skandaloz! Mentalitet i politikës së vjetër
- Detaje/ 'Shkaku i sherrit djemtë', TikTok-erja që plagosi me thikë 22-vjeçaren, më përpara kanë qenë shoqe!
- 'Besëprerë, o gjarpër'! Xumi shpërthen ndaj Eglit: Unë të fala ndjenjat, ti doje fansat e Gjestit
-
Përlotet Laerti, shpërthen ndaj Gertit: Shpifës i ndyrë, me kë fjete në 1 dhjetor?
-
‘Ke rrahur femrën në mes të lokalit’! Gerti në të bërtitura tregon sherrin me Laertin jashtë
-
‘Pse më shtyve me trup?’ Egli akuzona Gertën: Më pështyu në fytyrë
-
“Mos më prek”/ AGRAVON debati Egli-Gerta: Jam gati të shtyp këdo…
-
Gjykata e Tiranës e dënoi për dhunë ndaj Elia Zaharisë dhe babait të saj, Princ Leka shfaqet krah partneres së re në Lushnje!
-
“A dalim jashtë?”/ Ja si i përgjigjet Egli-Gjestit: Ti je duke…
-
Ik ma merr një shishe ujë”/Plas keq mes Loredanës dhe Rozanës!
-
‘Besëprerë, o gjarpër’! Xumi shpërthen ndaj Eglit: Unë të fala ndjenjat, ti doje fansat e Gjestit
-
Është vetë baba i një vajze/ Jul Deda trondit me informacionin për Eglin: “Larg qoftë…”
-
Irani dënon me vdekje reperin Amir Tataloo, u shpall fajtor për blasfemi ndaj profetit Muhamed
-
Mamaja e G-Banit reagon për herë të parë e shqetësuar pas kallëzimit të Arsidës!
-
Ish-banorja gati kallëzimin ndaj G Banit, i kërkon të lërë lojën, këngëtari: Vazhdon të jesh dinake!
-
Rikthehet kutia e ‘Pandorës’! Egli e hap dhe çon në nominim kokë më kokë veten e saj dhe…
-
Batuta e Amber shkakton të qeshura: Egli nuk e donte Xumin sepse i dukej si hallexhi!
-
‘E kam dashnore’/ Gjesti sqaron përplasjen me Xumin: I kërkoj falje familjes së saj!
-
‘Unë kam atë që ti s’ke’! Debat i ashpër mes Gertës dhe Rozanës
-
30 mijë aplikime në një javë nga diaspora! KQZ refuzon 1 në 3 persona. Ja arsyeja
-
Rozana hedh batuta me Gjestin: Sa herë kaloje ti Egli vdiste nganjëherë
-
Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!
-
E pushuan nga puna pasi u fut në ‘Big Brother VIP’, Armaldo Kllogjeri fiton gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit
-
Egli hap zemrën me Gjestin dhe flet për ish-in e saj! Video
-
Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, Gjesti i ndërpret
-
Gjesti thyen tjetër rekord gjatë kësaj jave
-
Redon Berani bën komentin e papritur dhe epik në video-n e dyshes, Egli dhe Gjesti!
-
Redon Berani do të futet përsëri në shtëpinë e “BBV4”?
Para pak ditësh u prezantua “Pasioni Primordial”, ora e parë luksoze e frymëzuar nga trashëgimia shqiptare.
Ora ka përmasa më pak se 5×5 cm dhe kushton 1,28 milionë euro, thënë ndryshe ora e parë shqiptare që konkurron në Gjenevë dhe që nuk është si asnjë tjetër.
Kjo orë unike paraqet dymbëdhjetë valltarë popullorë shqiptarë, secili që përfaqëson një rajon të ndryshëm të Shqipërisë, me detaje hiper-realiste në figurat e vogla që shënojnë orët.
“Pasioni Primordial” e krijuar nga Pirro Ruço, është një tribut ndaj pasurisë kulturore dhe artistike të Shqipërisë. Çdo figurë është gdhendur me precizion të jashtëzakonshëm, duke ruajtur një lartësi të saktë prej 9-10mm.
Ky nivel detaji është rezultat i një pune të kujdesshme dhe të përpiktë, që kërkon mjeshtëri të lartë dhe një sy të mprehtë për detajet.
Dizajni i figurave reflekton veshjet tradicionale të secilit rajon, duke përfshirë qëndisjet dhe ngjyrat specifike që e bëjnë çdo rajon unik.
Përveç aspektit artistik, “Pasioni Primordial” mburret me një mekanizëm preciz zviceran, i cili garanton një performancë të lartë dhe qëndrueshmëri në kohë. Ky kombinim i traditës shqiptare me teknologjinë zvicerane të orëve krijon një produkt që është unik në tregun e orëve luksoze.
Në lidhje me këtë arritje ka shkruar edhe publicisti dhe studiuesi Artan Lame:
Postimi i Artan Lames
Te ajo ora e Pirros, që të gjithëve na la gojëhapur, janë gati katër dekada stres, punë, përpjekse të këtij njeriu, stërkëmbsha, tendera të vjedhur, kopjime pa leje, shkopinj ndër rrota, spiunllëqe, cmirë, anashkalim, thashetheme, gjobëvënie e lloj-lloj pengesash nga ato që vetëm bijtë e shqipes dijnë t’i vënë.
Them katër dekada, se hallet e Pirros nuk janë vetëm të kësaj kohe, por kanë nisur që në atë kohën tjetër kur e spiunonin që “nuk mund të lejohej të bënte skalitje me stemat e Partisë nipi i kulakut”! Pirro ja doli atëhere e ja doli edhe tani.
Vërtet ja ka dalë, por po të flasësh me të, e vë re menjëherë një dozë lodhjeje që e shpreh edhe në fytyrë pas katër dekadash të kaluara duke e përballur gjithë inatin shqiptar vetëm me një gjë, me inatin e punëtorit. Ora e famshme për të cilën po flasin të gjithë jo vetëm këtu por edhe përtej nëpër kontinent, është vetëm triumfi i fundit i një njeriu që i duroi të gjitha, duke bërë përpara në mjeshtërinë e tij gjithnjë e më të stërholluar.
Gjithashtu mjeshtëria e tij duhet të na bëjë të kuptojmë se dalëngadalë duhet të kalojë koha kur e vetmja gjë që i tregojmë botës është se si spiunonim njëri-tjetrin tek Shtëpia me Gjethe, por se jemi në gjëndje të eksportojmë edhe artizanat të nivelit më sipëror e konkurues.
Ka qenë një tjetër Pirro para dymijë e ca vjetësh që i mbaroi karriera kur i vërvitën një tullë kokës. Pirro i sotëm i vërviti gjithë inatçinjve të veckël orën e tij dhe gjithë dashamirëve kënaqësinë e së bukurës. Inaçinjve ju shtoftë inati, ndërsa dashamirëve u mbetet të vazhdojnë të shijojnë artin e këtij shqiptari të punës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd