Transmetuar më 22-07-2024, 20:38

Çifti fitues i “Love Island”, Ueda dhe Arlindi janë bërë prindër për herë të parë. Lajmi i bukur është ndarë nga të dy prindërit e rinj në profilet e tyre. Bashkë me fotot e para të vogëlushes, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amea, Ueda shkruan në profilin e saj: “Jemi të bekuar që jemi prindërit e tu. Zemra jonë është plot me dashuri”.

Pas një periudhe të bukur që jetuan brenda vilës së “Love Island Albania” në Tv Klan, Arlindi dhe Ueda nisën pak kohë më pas bashkëjetesën në Gjermani dhe disa muaj më parë lajmëruan se së shpejti do të gëzoheshin me fëmijën e tyre të parë – një gëzim i madh jo vetëm për ata të dy, por edhe për familjet e tyre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit