Transmetuar më 14-06-2024, 08:26

Regjisori, skenaristi dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu, ka habitur me një deklaratë të dhënë së fundmi, ku ka deklaruar se “femër që shkruan humor nuk ka”.

Kapexhiu u shpreh jo çdo kush ka kapacitet për të shkruar humor, pasi sipas tij, ky është privilegj i të mençurve, pra burrave.

“Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve”, tha ai.

Ndër të tjera, aktori u shpreh barcaletat për femrat i sajojnë burrat, ashtu si edhe ato për veten e tyre, pasi “femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë”.

“A e keni vërë re që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për të sajuar barcaleta”, u shpreh Kapexhiu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd