Dy persona me motor i janë afruar makinës së viktimës dhe kanë hapur zjarr duke e plagosur për vdekje. Çifti kishte shkuar në një park për të marrë fëmijën e tyre që po luante, i cili fatkeqësisht pa se çfarë ndodhi
Athinë, 9 Maj 2024 /noa.al- Një incident me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Bajronit pak pas orës 21:30, ora lokale (20.30 ora e Tiranës, raporton noa.al.
Dy persona me motor i janë afruar makinës së viktimës dhe kanë hapur zjarr duke e plagosur për vdekje.
Sipas informacioneve të para, objektivi ka qenë një burrë që hipte në makinë me një grua.
Burri, Roan Brahimi, ka humbur jetën ndërsa gruaja, Katerina B., raportohet se është plagosur nga të shtënat. Të dy janë me origjinë shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në rrugët Messolongiou dhe Tsaldari.
Informacioni i parë bën fjalë për dy autorë.
Autoritetet janë njoftuar nga banorët e zonës të cilët janë trembur kur kanë dëgjuar të shtënat e armëve.
Nga informacionet më të reja bëhet me dije se viktima ishte 32 vjeç i njohur nga autoritetet për vepra të ndryshme penale. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd