






Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, forcat e repartit Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec.
Operacioni po zhvillohet për drogë, armë dhe kapje të personave në kërkim, raporton noa.al.
Në fotot gjeni pamje të këtij operacioni në zhvillim e sipër.
Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle.
Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.
Renea ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.
Burime nga Policia bëjnë me dije se do të ketë njoftim për mediat kur të përfundojë operacioni. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd