![](/assets/images/noa-white-logo.png)
![](https://noa.al/newsImages/2024/02/hyg.jpg)
![](/newsImages/2024/02/vrasja-durres.jpg)
![](/newsImages/2024/02/hygerta-pellumb.jpg)
![](/newsImages/2024/02/ewweweqw.jpg)
![](/newsImages/2024/02/hygerta.jpg)
![](/newsImages/2024/02/hyg.jpg)
![](/newsImages/2024/02/3f3b5caf-58cf-4342-b23f-305f69a72b93-1.jpg)
![](/newsImages/2024/02/vajza-dyshuar.jpg)
![](/newsImages/2024/02/3f3b5caf-58cf-4342-b23f-305f69a72b93.jpg)
![](/newsImages/2024/02/banesa.jpg)
![](/newsImages/2024/02/durrs2.jpg)
Ngjarja e rëndë në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë të atin dhe e ka varrosur me pas në oborrin e banesës, është ende e paqartë, ndërsa vetë vajza ka deklaruar në polici se e ka vrarë të atin, pasi ai e detyronte që të fejohej pa dëshirë.
Familjarët thonë se janë shumë të tronditur dhe se nuk dinin asgjë.
Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, familja e dinte se 19-vjeçarja vrau të atin, e ndihmuan ta varrosnin në oborr…
“Nuk di asgjë. Jam shumë i tronditur. Është traditë e shqiptarit të njoftojmë njëri-tjetrin për fatkeqësi. Nuk e di si e ka bërë”, tha një familjar.
“Ne e kemi marrë lajmin nëpërmjet televizorit”, tha një tjetër i afërm.
Hygerta Meta 19-vjeç, dyshohet se ka vrarë dhe groposur në oborrin e shtëpisë në Durrës të atin 50-vjeçar, Pëllumb Meta.
19-vjeçarja rezulton studente në Universitetin e Tiranës për degën e menxhim biznesit.
Në dëshminë e dhënë përpara uniformave blu, ajo ka marrë përsipër autorësinë e krimit.
Gjithashtu, 19-vjeçarja ka deklaruar se ishte ajo që e dërgoi automjetin e babait të saj në zonën e plazhit në Durrës.
Vrasjen e të atit e ka kryer me pistoletën e viktimë, por policia ende nuk ka mundur të sekuestrojë armën dhe as gezhojat, të cilat po ashtu ka deklaruar se i ka hedhur në zonën e Sektorit Rinia.
Babai Pëllumb Meta punonte si roje. Burime bëjnë me dije se policia e Durrësit, po verifikon edhe rolin e të ëmës së 19-vjeçares dhe 2 vëllezërve të saj në ngjarjen e rëndë në familje.
Motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që ata kanë patur.
https://noa.al/lajmi/2024/02/2425535.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
![](/assets/images/shenim-news.jpeg)