"Unë nuk u hedh hi syve njerëzve, them mendimet e mia dhe askush nuk më ndalon dot. Kam dy vite që them se Mourinho e ka përkeqësuar lojën e Romës. Për mua, trajneri më i keq i 10 viteve të fundit te verdhekuqtë është ai.
Mourinho bëri që Roma të luajë në një mënyrë të padenjë, të neveritshme”. Ky është sulmi i radhës i ashpër i Antonio Cassanos kundër trajnerit portugez. Në "Bobo TV", ish-sulmuesi barez më pas vazhdoi:
“Romanët shesin shpirtin për skuadrën dhe unë e di shumë mirë. Ai ka fituar simpati duke iu dhënë njerëzve kaq shumë tym, por nëse mbillni erën gjithmonë, do të korrni stuhinë. Nuk më interesojnë rezultatet që ai mori.
Mourinho ka dy vite trajner te Roma, klubi ka shpenzuar shumë, jo siç thonë të tjerët. Edhe kësaj vere ka marrë disa lojtarë. Megjithatë, nuk pashë tri pasime radhazi kundër Salernitanës. Në Verona pashë futboll të padenjë, me zënka, rrëmujë dhe aktrim.
Ndaj Milanit me 10 lojtarë mezi bënë një gjysmë goditje me devijim. A mund ta pranoj një gënjeshtër të tillë? Jo, njerëzit që shkojnë në stadium nuk e meritojnë këtë.
Lukakun askush nuk e donte dhe më pas shkoi te Roma. Paredes, Ndicka, Aouar janë të gjithë lojtarë të fortë, por me Mourinhon asnjë ekip nuk luan mirë. Futbolli duhet t’i argëtojë njerëzit,kjo nuk është parë kurrë në karrierën e Mourinho".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd