
13:01 | Intervistë me Eglin: Ja plani im me Gjestin pasi të dal të shtunën
- 12:58 | Policia sekuestron dy kallashnikovë të fshehur për llogari të një grupi kriminal, shpallet në kërkim 20-vjeçari nga Memaliaj
- 12:43 | Aksident hekurudhor në Greqi! Treni me dhjetëra udhëtarë përplaset me një kamion
- 11:38 | Igli Tare në ‘pole-position’ për drejtor të Milanit, pritet takimi vendimtar me drejtuesit kuqezinj
- 11:38 | Lufta kundër korrupsionit, Altin Dumani në KLP: Janë marrë në hetim 33 ish-zyrtarë të lartë!
- 11:31 | Bayern Munich-Sané, gati rinovimi deri në vitin 2028. Anësori gjerman pranon ulje page
- 11:20 | ‘Të dua, ta ha zemrën’! Momente romantike mes Eglit dhe Gjestit, çifti shkëmben puthje me njëri-tjetrin!
- 10:48 | Aksident me humbje jete në Tiranë
- 10:45 | Payet denoncohet nga ish-partnerja: Më kërkonte poshtërimin si provë dashurie, më detyroi të pija urinën
- 10:40 | Prag finale BBVIP, Rozana Radi: Gerta Gixhari më ka shastis, sa e paaftë që është!
U arrestua pasi qëlloi Gjestin! Jozi e pëson rëndë? Ja sa burg mund të bëjë sipas ligjit shqiptar
- Policia lë të lirë Jozin pasi rrëzoi me shpullë Gjestin
- Laert Vasili: “Kam rënë në dashuri, nuk isha i përgatitur për një ndjenjë”
- Horoskopi javor nga Susan Miller, 14 deri 20 Prill 2025. Të gjitha shenjat
- Horoskopi javor nga Branko: Yjet nga 14 deri më 20 Prill 2025 për të 12 shenjat
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e Hënë 14 Prill 2025: Ka një mesazh për ty!
- Susan Miller: Shenjat me më shumë dhe me më pak fat këtë javë 14–20 Prill 2025
- Horoskopi ditor nga Branko, e Hënë 14 Prill 2025
- Susan Miller: E hëna 14 prill, ja 3 shenjat më me fat, por dhe 3 që kanë siklete
- Aksident me humbje jete në Tiranë
-
Intervistë me Eglin: Ja plani im me Gjestin pasi të dal të shtunën
-
‘Të dua, ta ha zemrën’! Momente romantike mes Eglit dhe Gjestit, çifti shkëmben puthje me njëri-tjetrin!
-
Prag finale BBVIP, Rozana Radi: Gerta Gixhari më ka shastis, sa e paaftë që është!
-
Momenti më i vështirë i Gjesti në “Big Brother VIP” – “Humba shikimin… nuk mund të flisja”
-
Olsi Bylyku reagon pasi Jozi goditi Gjestin: Kjo ishte “shpullë mediatike”
-
Gjesti zbulon të ardhmen me Eglin
-
Kë do nxirrje jashtë që në momentin e parë dhe me kë do pije kafe? Ja si përgjigjet Laert Vasili
-
Laert Vasili: “Kam rënë në dashuri, nuk isha i përgatitur për një ndjenjë”
-
Deklarata publike e familjes së Gjestit pasi djali i tyre u godit nga Jozi: Dhimbja që ndjejmë është e madhe
-
“Më vjen keq për…”/ Çfarë deklaroi Loredana pas daljes nga BBV 4?
-
Katër finalistët që do të konkurrojnë për Çmimin e Madh më 19 prill
-
U arrestua pasi qëlloi Gjestin! Jozi e pëson rëndë? Ja sa burg mund të bëjë sipas ligjit shqiptar
-
Pasi Jozi e hodhi përtokë me shpullë Gjesti nis të bëhet hero, Loredana: Ai e fiton Bigun!
-
VIDEO/ Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin
-
Skandal në Big Brother Vip 4 Albania: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin
-
La Greqinë për Shqipërinë, rrëfimi i këngëtarit grek Sany Dimitri: Miqësia me Rozana Radin dhe jeta në Tiranë
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4: Nuk kam ndërmend…
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4
-
Mick Jagger vendos të fejohet me partneren e tij 44 vite më të vogël
-
“Nuk t’i ha më njeri këto…”/Egli diskuton me Gjestin për raportin e tyre: Ka mbaruar filmi yt!
-
“Ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri”, Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit
-
Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit
-
Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapioseksual, në finale shikoj…
-
Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
-
A e vendosi veten? Ja dy finalistët e tjerë sipas Gerta Gixharit

Kapiteni Ardian Ismajli foli për rëndësinë e ndeshjes ndaj Ukrainës dhe theksoi se skuadra, të martën do të bëjë maksimumin për të marrë fitoren. Qendërmbrojtësi kuqezi theksoi se beson te sulmi dhe shtoi se tifozët janë një armë plus për kombëtaren.
Sa mundësi kemi ta finalizojmë me sukses këtë kompeticion?
E dimë që tani është më vështirë, nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga rezultati i Çekisë me Gjeorgjinë. Ne do të futemi në fushë vetëm për fitore, rrugë tjetër nuk ka. Shpresoj të kemi fat dhe ta mbyllim në vendin e parë.
E ardhmja tek Interi apo Juventusi?
Jemi te kombëtarja. Nuk kisha dëshirë të flisja për merkaton, kemi ndeshje të rëndësishme të martën. Pas kombëtares do ta shikoni se çfarë do të bëhet në janar.
Dovbyk?
Kundërshtar të lehtë nuk ka, sidomos në Serie A të gjithë sulmuesit janë fizikë, të fortë, të shpejtë. E dimë kualitetin e Dovbyk, por nuk është se kemi frikë. Në ndeshjet e fundit kemi bërë mirë, jashtëzakonisht mirë në mbrojtje. Do ta analizojmë të gjithë skuadrën e Ukrainës dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën.
Mbështetja e tifozëve…
Fortesa e “Arena Kombëtare” është ajo ku kemi pësuar vetëm një gol e një humbje në dy vitet e fundit, ndaj Gjeorgjisë. Avantazhi i tifozëve është jashtëzakonisht i madh. E patë edhe vetë të shtunën se çfarë përkrahje kemi pasur. Jam i sigurt që do ta kemi të martën mbështetjen më të madhe dhe shpresoj që t’i kënaqim me një fitore.
Mbrojtja…
Mbrojtja ka punë gjithmonë dhe kemi të bëjmë me sulmues shumë të fortë si në ajër e tokë. Me Çekinë në ndeshjen e parë nuk është se e njihnim mirë sulmuesin e tyre. Në ndeshjen e dytë e patë që morëm masa dhe shikuam video e analizuam, ia dolëm. Shpresojmë që të martën t’ia dalim edhe me fitore.
E kemi mundur Ukrainën me përmbysje dhe i keni shënuar, shpreson te një tjetër skenar i ngjashëm?
Detyra ime është të mbroj, po doli diçka përpara, pse jo. Shpresoj se sulmuesit do të shënojnë, pse jo dhe unë. Rëndësi ka ekipi, rëndësi ka fitorja, se kush shënon nuk është problem.
Cilat janë karakteristikat e ekipit tuaj që mund t’ju bëjnë më fortë?
Publiku jonë i zjarrtë është arma plus. Çdo kundërshtar ka presionin e publikut. Ne duhet të fitojmë të bëjmë punën tonë dhe më pas të presim rezultatin e ndeshjes tjetër. Mund të arrijmë edhe “play-off”-in.
Çfarë duhet të bëjmë me Ukrainën?
Duhet të bëjmë gola, kështu është futbolli. Kemi mbrojtur mirë, por kemi pasur ngërç në sulm. Çunat të martën do të bëjnë maksimumin dhe do të shënojnë. Është ndeshja më e rëndësishme e grupit. Jam i bindur që të martën do të shënojnë sulmuesit dhe do të bëjnë më të mirën për tifozët dhe ishalla kapim vendin e parë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd