Magazinë
Transmetuar më 13-09-2024, 13:06

Ish-kapiteni i Celta Vigo, Hugo Mallo, është dënuar për abuzim seksual. Një gjykatë në Barcelonë e dënoi mbrojtësin e krahut, tashmë në Greqi tek Aris Selanik, me 20 muaj burg dhe dëmshpërblim prej rreth 1 mijë eurosh për “viktimën”.

Episodi daton 24 prillin e kaluar 2019 në stadiumin e ekipit katalanas. “Para dhe gjatë prezantimit të skuadrave, Hugo Mallo mikloi njërën nga dy ‘maskotat’ me qëllim për të kënaqur shpirtin e tij epshor dhe për të përçmuar integritetin seksual të vajzës, duke i prekur gjoksin pa pëlqimin e saj”, – thuhet në akuzën e ngritur.

Për të fundosur Mallo, vendimtare ishte një video e rastit. Ajo hodhi poshtë versionin e tij fillestar. Faktet datojnë në 24 prill 2019, me rastin e ndeshjes mes Celta Vigo dhe Espanyol në stadiumin e skuadrës katalanase.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit