Transmetuar më 22-01-2025, 19:22

Kristina Serra ka thyer heshtjen. Gruaja e Pep Guardiolës, në proces divorci me trajnerin e Mançester Sitit pasi marrëdhënies së tyre 30-vjeçare i erdhi fundi, ka folur për herë të parë pas lajmit se ka nisur procedura e divorcit dhe ka thënë se ndihet shumë mirë.

Ajo është parë duke shëtitur e vetme në Barcelonë, një javë pas daljes së lajmit për ndarjen e bujshme të çiftit. Kristina dukej në humor të shkëlqyer, duke shfaqur edhe një stil të veçantë veshjeje, me këpucë të bardha dhe pantallona gri, ndërsa i tha një gazetari spanjoll, i cili tentoi ta pyeste për gjendjen e saj emocionale gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Perfecta, gracias” (Mirë, faleminderit)”, u përgjigj ajo duke shtuar se “gjithçka është në rregull”. Kur u pyet për spekulimet rreth shkakut të ndarjes, ajo zgjodhi të heshtte. Disa ditë pas publikimit të lajmit, u tha se ndarja kishte lidhje me vendimin e Pep Guardiolës për të qëndruar në Mançester edhe për dy vite të tjera.

Braziliania, e cila i kishte kaluar vitet e fundit mes Barcelonës dhe Londrës, vendosi të rikthehej në Barcelonë për t’iu përkushtuar biznesit së familjes së saj, e cila zotëron një markë mode. Çifti, i cili nga marrëdhënia e tyre prej tre dekadash, ka edhe tre fëmijë, thuhet se po ndahet në mënyrë miqësore, madje ata kaluan edhe Krishtlindjet së bashku në shtëpinë e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit