

"Interi po shënon më pak në Ligën e Kampionëve? Për mua nuk ka shumë ndryshim, gjithmonë janë tri pikët që kanë rëndësi. Në Ligën e Kampionëve, vetëm kundër Leverkusenit nuk arritëm të shënonim. Fakti që rezultati është 1-0 ose 3-0 nuk ka rëndësi, vetëm fitorja ka rëndësi". Këto ishin fjalët e Marcus Thuram para transfertës së Interit në Ligën e Kampionëve, kundër Sparta Pragës.
"Sa e vështirë është të rivalizosh titullin e Serie A me Napolin, që nuk ka angazhime europiane? Sezonin e kaluar e fituam titullin duke luajtur në Champions, nuk mendoj se është një justifikim. Ajo që ka rëndësi dhe që bën vërtet diferencën është freskia mendore me të cilën hyjmë në fushë në kampionat, ku synojmë të fitojmë çdo ndeshje, – shtoi më tej francezi.
– Unë dhe Lautaro shënuam në të njëjtën ndeshje, pas 254 ditësh? Jam i lumtur kur Lautaro shënon, edhe ai është i lumtur kur arrij të shënoj unë. Ajo që ka rëndësi është të fitojmë ndeshjet, shumë më tepër se sa të shënojmë bashkë".
Duke folur për shokun e tij të skuadrës, Thuram theksoi: "Lautaro kurrë nuk ka qenë nervoz, është kapiteni ynë dhe që nga fillimi i sezonit po e udhëheq Interin si duhet, brenda dhe jashtë fushës. Për ne është një lider, është bukur për të që shënon, por nuk ndryshon asgjë krahasuar me më parë. Ai kurrë nuk ka qenë nervoz për këtë arsye".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





