Nëpërmjet kanaleve zyrtare të “L’Equipe”, pasditen e djeshme janë zbuluar kandidatët për fitimin e “Topit të Artë” 2024 dhe çmimet dytësore, që lidhen me të. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 28 tetor në “Théâtre du Châtelet” të Parisit.
Më poshtë janë kandidatët për të fituar çmimin si “Trajneri më i mirë i vitit 2024”. Italia është padyshim e përfaqësuar mirë, me Carlo Ancelottin ndër favoritët për të fituar, duke konkurruar me trajnerin spanjoll Luis De La Fuente dhe atë argjentinas Lionel Scaloni. Në garë është edhe Gian Piero Gasperini, fitues i “Europa League”, ndërsa bie në sy mungesa e Simone Inzaghit.
Ja kandidatët për çmimi në fjalë:
Xabi Alonso (Bayer Leverkusen/Spanjë)
Carlo Ancelotti (Real Madrid/Itali)
Luis De La Fuente (Spanjë)
Gian Piero Gasperini (Atalanta/Itali)
Josep Guardiola (Manchester City/Spanjë)
Lionel Scaloni (Argjentinë)
30 emra për "Topin e Artë"
Ceremonia finale e ndarjes së çmimeve është planifikuar për më 28 tetor, por mbrëmë u zbuluan emrat e lojtarëve të nominuar për të fituar trofeun e lakmuar, të cilin vitin e kaluar e fitoi Leo Messi.
Kjo është lista e shumëpritur, ajo e kandidatëve për “Topin e Artë” 2024:
Jude Bellingham
Vinicius Junior
Rodri
Dani Carvajal
Bukayo Saka
Ruben Dias
William Saliba
Fede Valverde
Cole Palmer
Lamine Yamal
Erling Haaland
Kylian Mbappé
Toni Kroos
Martin Ødegaard
Emi Martinez
Granit Xhaka
Artem Dovbyk
Harry Kane
Mats Hummels
Hakan Çalhanoglu
Nico Williams
Phil Foden
Florian Ëirtz
Dani Olmo
Declan Rice
Vitinha
Ademola Lookman
Lautaro Martinez
Alejandro Grimaldo
Antonio Rüdiger
Ndër çmimet që do të jepen në këtë edicion është edhe ai i ekipit më të mirë të vitit. Kemi pesë kandidatë:
Borussia Dortmund (Gjermani)
Girona (Spanjë)
Bayer Leverkusen (Gjermani)
Real Madrid (Spanjë)
Manchester City (Angli)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd