TIRANË- Janë zbardhur disa nga diskutimet brenda mbledhjes së Kryesisë së PD-së, të zhvilluar pasditen e sotme. Sipas raportimeve, Edit Harxhi ka patur përplasje me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin.
Ajo ka kritikuar listën e drejtuesve politikë të qarqeve, duke thënë se është turp që nuk ka të paktën një qark me një drejtuese grua.
Diskutimi:
Edit Harxhi: Është për të ardhur turp, që gjithë kjo parti nuk ka një zonjë për të drejtuar një qark. Jemi kthyer në parti burrash, jemi bërë për turp.
Edit Harxhi- Bardhit: Përse nuk keni bërë asnjë lëvizje apo aksion si grup parlamentar për lirimin e liderit të Partisë Demokratike? Nuk mund të mjaftohemi me dy letra kancelarive. Duhet një aksion, lideri i partisë po mbahet politikisht në arrest shtëpie.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd