Për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, pushimet nuk kanë mbaruar. Së fundmi, Meta ka eksploruar Valbonën, nga ku nuk ka kursyer as videot duke kërcyer, kënduar dhe notuar në ujë të ftohtë.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shihet teksa këndon e kërcen me këngëtarin Bes Kallaku, “bëjmë jetë qejfi e luksi, e para Laçi, e para Kukësi”.
Teksa mban bluzën e tij të preferuar jeshile dhe qeleshe në kokë, Meta duket teksa kecën me vrull.
Një ditë pas “festës”, ish-presidenti ka ndarë një tjetër video ku lahet në ujërat e ftohta të Valbonës.
“Mirmëngjesi nga Valbona, nga zemra e maleve tona. Malet tona më të larta, ujërat tona më të kaltra”, thotë Meta pas zhytjes në lumë.
@ilirmetazyrtar Kur Lugina e Valbonës ndizet flakë🔥 nga Bes Kallaku me këngën: "E para Laçi e para Kukësi!"
♬ original sound – Ilir Meta
@ilirmetazyrtar Mirëmëngjes nga Valbona, zemra e Alpeve tona! ❤️⛰️🇦🇱 Malet tona më të larta! Ujrat tona më të kaltra!
♬ original sound – Ilir Meta
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd