Transmetuar më 07-06-2024, 15:21

Duka i Westminster dhe Olivia Henson celebruan martesën e tyre ditvn e sotme.

Princi William, i cili ishte drejtuesi i ceremonisë, buzëqeshi së bashku me mikun e tij William van Cutsem ndërsa po largoheshin nga Katedralja për dasmën e mikut të tij të vjetër Hugh Grosvenor.

Duka i 7-të, 33 vjeç, i njohur botërisht si ‘Hughie’ për miqtë aristokratë, vlerësohet të jetë 10.42 miliardë paund, duke e bërë atë njeriun më të pasur nën 40 vjeç në Britani. Ai është kumbari i djalit të William, Princit George dhe djalit të Princit Harry, Archie. Por ndërsa William luajti një rol të madh në shërbim mes rreth 400 të ftuarve të pritur, Harry ka mbetur në Kaliforni.

Olivia, 31 vjeçe, dukej mahnitëse me fustanin e saj të nusërisë dhe këpucët blu teksa mbërriti në Katedralen e shekullit të 11-të pak para mesditës.

Dizajni i qëndisjes me porosi në fustanin dhe vellon e saj u vizatua me dorë nga Emma Victoria Payne, duke shfaqur motive lulesh dhe skaje nga velloja e stërgjyshes së Olivias rreth vitit 1880.

Nusja ka veshur diademën Faberge Myrtle Leaf, e bërë për nuset Grosvenor që ta veshin në ditën e tyre të dasmës. Ajo ka qenë në familjen Grosvenor që nga krijimi i saj në 1906. Buqeta e Olivias ishte bërë me lule të mbledhura nga kopshtet e shtëpisë së familjes së dukës, Eaton Hall.

Princesha Eugenie është ndër të ftuarit e shumtë që kanë mbërritur në ngjarje, ndërsa Princesha e Uellsit e cila ka qenë jashtë vëmendjes ndërsa i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese nuk pritej të merrte pjesë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd