Transmetuar më 02-04-2024, 21:19

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, që u përjashtua pas konfrontimit fizik me Franceskën, pas daljes së saj rreth historisë së jetës së saj.

Sara tregoi se të atin nuk e ka takuar kurrë, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim, por jo vetëm pasi kur ishte 4 vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën.

Sara tregoi se babai iu largua kur ishte vetëm 2 vjeçe dhe se ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, ndër të tjera e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.

Artur Gjordeni, babai i Sara Gjordenit, pasi mohoi akuzat e bëra nga kjo e fundit e cila ishte shprehur më herët se i ati kishte dashur ta helmonte në moshë më të vogël. Duke hedhur poshtë pretendimet e Sarës e cila ishte shprehur më herët se i ati nuk e kishte kërkuar kurrë, Artur Gjordeni shprehet se ka qenë vetë e bija që nuk kishte dashur ta takonte.

Vetëm pak më parë një agjensi funerali në rrjete sociale ka bërë të ditur lajmin se Artur Gjordeni, pra babai i Sara Gjordenit ka ndërruar jetë. Agjensia ka publikuar një lajmërim vdekjeje, ku bën të ditur edhe informacione rreth varrimit të tij.

Më pas ka qenë vetë Sara që ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku tregon dhe për tentativën e fundit për të folur me të.

Ajo tregon se ka tentuar të komunikojë me të në datën 15 mars 2024, por nuk ka marrë një përgjigje nga ai. ‘Tentova’, – shkruan ajo mbi fotografi.

Këtë gjë e ka bërë me anë të screenshot-ave, si mënyrë për të shuar zërat akuzues, se ajo ka gisht në këtë ngjarje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit