Foto: Ralf Roeger/dpa
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në spitalin Louisen në qytetin gjerman të Aachen, raporton noa.al duke cituar Bild.
Sipas informacioneve të para të policisë, është një grua e armatosur e cila tani është mbyllur në spital.
Zona është e rrethuar nga policë të armatosur rëndë me helmeta, parzmore dhe pushkë sulmi, ndërsa rrugët janë të mbyllura. Njësitë speciale nga Këlni janë rrugës për në vend.
Gruaja e armatosur ka ndezur mjete piroteknike, duke shkaktuar një shtëllungë të madhe tymi. Ajo i vuri zjarrin dhe një salle opetacioni. Në vendngjarje ndodhen disa zjarrfikëse.
Më pas ajo u mbyll në sallën e pacientëve, por është e paqartë sa njerëz gjendet aty.
Policia ende nuk mund të thotë saktësisht se kush është personi i armatosur në spital dhe kë po kërcënon. Gjithashtu nuk dihet nëse ka të lënduar.
Policia e Këlnit po kryen operacionin duke e trajtuar si një situatë pengmarrjeje.
Spitali Louise në Aachen është një spital protestant me 378 shtretër dhe dymbëdhjetë departamente të specializuara.
Rreth 1600 punonjës punojnë në spital. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd