Transmetuar më 28-02-2024, 09:28

Interi është i distancuar në krye të Serie A, në pritje të ndeshjes së prapambetur kundër Atalantës, që mund ta largojë 12 pikë para Juventusit. Megjithatë, zikaltrit nuk e harrojnë Ligën e Kampionëve, siç konfirmoi Lautaro Martinez për faqen zyrtare të UEFA-s: "Çdo trofe është objektiv për një klub si Interi".

Kapiteni zikaltër përshkruan atmosferën në dhomën e zhveshjes: “Ne jemi pjesë e një grupi vëllezërish dhe miqsh që vozisin në të njëjtin drejtim, pavarësisht nëse luajmë apo jo në formacion”.

Lautaro foli edhe për tema më personale, ekstra-futbolli: "Kur mbërrita në Racing, shokët e skuadrës më vunë nofkën ‘El Toro’, sepse isha gjithmonë i zemëruar dhe i keq në duele.

Fraza e bërë tatuazh në krahun tim (‘ajo që nuk të vret, të forcon’) tregon çfarë kam kaluar si fëmijë. Edhe më pas identifikohem me ato fjalë. Kam jetuar momente të vështira, pastaj kuptova se duhej të ndiqja rrugën time, futbollin".

Mami nuk ishte e kënaqur me tatuazhin e tij të parë, në moshën 15-vjeçare: "Ajo tha se isha shumë i ri. E fillova me emrin e babait të saj, gjyshit tim, Nesto. Tatuazhet e mia flasin për mua, familjen time apo atë që më karakterizon".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit