Transmetuar më 20-01-2025, 09:55

Policia e Shtetit ka kryer një operacion të posaçëm për të kapur një burrë nga Shijaku për llogari të palës italiane.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të peracionit ppolicortë koduar “Operacionalja 24” arrestoi me qëllim ekstradimin, 50 vjeçarin Dashamir Gjepali, i dënuar në Itali, për 3 veprimtari kriminale.

Gjepali u lokalizua në Durrës, me informacionet që policia italiane i dha asaj shqiptare, raporton noa.al.

Dashamir Gjepali ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim.

Atëherë ai u akuzua për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Është e paqartë se si policia italiane kishte gjetur informacion për vendndodhjen e Gjepalit në Durrës, duke çuar homologët shqiptarë në kapjen e tij. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit