Transmetuar më 24-02-2024, 11:29

Christophe Dugarry, kampion bote me Francën, bekon uljen e mundshme të Zinedine Zidane në stolin e Bayern Munich. Ish-trajneri i Real Madridit është ndër kandidatët e fortë për të marrë frenat e bavarezëve duke filluar nga 1 korriku.

Deri në fund të sezonit, duke përjashtuar kthesat e pabesueshme, kampionët në fuqi të Bundesligës do t’i drejtojë Thomas Tuchel. "Nëse ai po mëson gjermanisht? Unë nuk mendoj kështu, por stadiumet atje janë plot, liga gjermane është e bukur.

Personalisht mendoj se çdo trajner ëndërron për një klub si Bayerni. Ishte Pep Guardiola, trajneri më i mirë në botë, që nuk hezitoi të ulej në atë stol.

Gjithçka është në rregull te Bayern Munich, trajnerët vihen në kushtet më të mira, ka entuziazëm dhe respektohet puna e tyre. Mendoj se ky është një klub perfekt për Zidane", – tha Dugarry për "RMC Sport".

Ish-sulmuesi i Milanit ndau me Zidane përvojën e tij te Bordeaux dhe në ekipin kombëtar francez. Bashkë fituan Kupën e Botës 1998 dhe Kampionatin Evropian 2000.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit