Rasti Dani Alves vazhdon të jetë i pranishëm çdo ditë në media. Braziliani ndodhet në paraburgim që nga janari i kaluar, pasi u denoncua për sulm seksual ndaj një vajze të re. Incidenti thuhet se ndodhi në një klub nate në Barcelonë 31 dhjetorin e vitit të kaluar.
Joana Sanz e bëri të qartë në disa raste se dëshironte të divorcohej nga ish-lojtari i Barcelonës, madje komentoi se braziliani nuk pranoi të firmoste, gjë që e ndërlikoi të gjithë procesin e ndarjes. Megjithatë, ka disa shenja që tregojnë se marrëdhënia e tyre mund të ecë përpara.
Modelja nga Kanarinet ka siguruar se Alves vijon të jetë pjesë e familjes së saj dhe se do të vazhdojë ta mbështesë atë. Po këtë javë, modelja publikoi një histori në Instagram, në të cilën ndau një pjesë të përmbajtjes së letrës që braziliani i dërgoi: "Kudo, sidoqoftë, çfarëdo… Por me ty gjithmonë pranë. Të dua!"
Leticia Requejo ka siguruar në “TardeAR” se procedurat e divorcit mes të dyve si çift janë ndërprerë: “Nga 28 shtatori mund të konfirmojmë se çështja e divorcit mes ish-çiftit është e pezulluar, procedurat janë ndërprerë. Joana Sanz, edhe pse synon të divorcohet, nuk do ta braktisë në këtë moment të vështirë bashkëshortin”.
Majin e kaluar, Joana donte t’i jepte fund martesës me Alves. Ajo la shtëpinë që ndante me futbollistin në Barcelonë dhe u transferua në Madrid. Tani, gazetarja Requejo ka siguruar se “modelja ka vendosur të kthehet në shtëpinë e familjes në Barcelonë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd