Transmetuar më 21-06-2022, 11:14

Dalma Maradona, vajza e Diegos, u tregua nostalgjike me rastin e ditës së babait. Dalma Maradona shkroi: "Ishe, je dhe do të jesh gjithmonë një nga dashuritë e mëdha të jetës sime".

Dalma tregon fillimisht se si e gjeti foton: “Së fundi gjeta foton origjinale (një ditë u grinda me babin dhe i thashë mamasë ta hidhte në koshin e mbeturinave, sepse isha tejet e inatosur). Në atë kohë fillova ta kërkoja përreth shtëpisë dhe nuk e gjeta.

Telefonova mamin dhe ajo më tha: Mos u shqetëso, padyshim që nuk e kam flakur, është diku në shtëpinë tënde. Dhe ajo foto u shfaq sërish së fundi". Më pas, kujtimi më i bukur që një vajzë mund të ketë nga babai: “Për mua, kjo foto na përshkruan shumë mirë! Secili në rolin e tij!

Dalma Maradona recordó las peleas con su padre y reveló los motivos por los  que no tiene relación con sus hermanos - Infobae

Asgjë për të kuptuar, asgjë për t’i shpjeguar askujt! Ti ishe, je dhe do të jesh gjithmonë një nga dashuritë e mëdha të jetës sime. Ti më dhurove momente që më rikthehen gjithmonë në mendje dhe nuk do të pushoj së kujtuari kurrë. Bilanci juaj si baba do të jetë gjithmonë pozitiv! Të dua përgjithmonë!"

Referenca është një foto e të dyve, e publikuar në Instagram. Ish-numri i madh 10 i Napolit është ulur në një top, ndërsa vajza e tij i jep një lule dhe ia fut në çorape. Dalma është një nga dy vajzat që Maradona kishte me Claudia Villafane, gruan e tij të parë. Krahas imazhit në Instagram është edhe një postim i gjatë i Dalmës.