

Një aksident raportohet se ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës, ku disa automjet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas me një kamion.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur konkretisht në aksin Marikaj-Vorë, ku pas përplasjes së fortë kamioni është përmbysur në rrugë.
Momentalisht nuk raportohet për persona të lënduar, por nga aksidenti është shkaktuar trafik i rënduar, në këtë aks që lidh Tiranën me Durrësin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





