Transmetuar më 11-10-2021, 11:49

Mostrat me origjinë vullkanike të mbledhura në Hënë nga sonda kineze “Chang’e-5” janë rreth 2 miliardë vjeçare, duke i bërë ata shkëmbinjtë vullkanikë më të hershëm të identifikuar deri tani në satelitin e Tokës, sipas një studimi ndërkombëtar, citon “Xinhua”.

Profesori Alexander Nemchin, i Qendrës së Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore të Universitetit australian “Curtin”, autori kryesor i hulumtimit, deklaroi se studiuesit përcaktuan moshën e mostrave të shkëmbinjve hënorë gjatë seancave në distancë me laboratorin e Pekinit, duke përdorur spektrometra të mëdhenj të masës që ndihmuan në revolucionarizimin e gjeologjisë.

Mostrat u morën në dhjetor 2020 nga roveri hënor “Chang’e-5”, i pari që u largua nga Hëna që nga viti 1976.

Nemchin tha se pas analizimit të kimisë së mostrave, u zbulua se ato janë 1 miliard vjet më të hershme se ato të marra më parë.

Bashkautori, prof. Gretchen Benedix, nga Qendra e Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore në Universitetin “Curtin”, tha se rezultatet e reja do t’u siguronin studiuesve më shumë pika kalibrimi për historinë e kraterit, duke i lejuar ata të nxjerrin të dhëna më të sakta, me rezolucion më të lartë në shumë sipërfaqe planetare.

Hapi tjetër do të jetë identifikimi i mekanizmit që shpjegon se si ngrohja e fundit e Hënës mund të ketë mbështetur formimin e magmave vullkanike me temperatura mbi 1000 gradë celsius, duke ndihmuar studiuesit të përmirësojnë datimin e të gjithë sistemit diellor./noa.al