Transmetuar më 12-09-2024, 21:24

Ish-kryeministri Fatos Nano ka lënë ditën e sotme sallën e operacionit, një ditë pasi u dërgua në spital.

Mësohet se Nano i është nënshtruar një operacioni në këmbë, ku i është vendosur një protezë e pjesshme. Ai do të vijojë të qëndrojë në spital deri sa të rehabilitohet.

Kjo nuk është hera e parë që Nano shfaq probleme shëndetësore dhe dërgohet në spital. Vitin e kaluar ai pati komplikacione me mushkëritë, ndërsa edhe më herët gjatë pandemisë së koronavitusit u aludua se ishte prekur nga virusi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit