Transmetuar më 09-06-2024, 17:26

Aktorja italiane Sophia Loren, 89 vjeçe, është parë për herë të parë në publik pasi u plagos rëndë pas një rënieje në shtëpinë e saj në Gjenevë, Itali.

Ajo u operua në shtator dhe në atë kohë u raportua se kishte pësuar fraktura të shumta.

Vetëm tani, ylli italian është shfaqur në publik pas një rikuperimi të gjatë dhe është fotografuar në Nju Jork me djalin e saj Edoardo Ponti.

Aktorja e njohur 90-vjeçare është parë në një restorant në Beverly Hills, teksa drekonte me djalin e saj, i cili më pas e ndihmoi të hipte në makinë, duke i mbajtur kokën.

Aktorja lëviz me ndihmën e një bastuni dhe videoja që ka dalë në rrjetet sociale dhe media është sigurisht inkurajuese për sa i përket shërimit të saj.

“Sophia Loren është gruaja më e bukur në botë”, “Ajo është 90 vjeçe dhe ende e bukur, e dua”, “Ikona absolute”, “Ajo dikur tha: “Gjithçka që shihni i detyrohet makaronave! Më ka pëlqyer gjithmonë dhe Gina Lollobrigida”, “Ende e bukur dhe elegante”, janë vetëm disa nga komentet e kësaj video në Instagram. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd