Transmetuar më 10-02-2017, 10:34

Tiranë, 10 shkurt 2017, NOA.al- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, flet lidhur me grabitjen e ndodhur ditën e djeshme, ku u morën thasët me para të një banke të nivelit të dytë, rrugës duke u transportuar për në Rinas.

Ai thotë se policia është në këmbë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, duke e cilësuar ngjarjen e djeshme si thirrjen më të madhe për një Shqipëri më të mirë dhe një shtet më të fortë ku qytetarët janë më të sigurt jo duke pritur por duke bashkëpunuar e duke ndarë secili përgjegjësitë.

Sipas tij, grabitja e djeshme, është shembulli më i mirë apo pasqyra më e qartë si dështojnë të gjitha hallkat paraprake që duhet të garantojnë siguri, përpara se çështja të shkojë tek policia.

“U grabit një furgon që supozohej se transportonte në mënyrë të sigurt paratë e një banke. Ka disa përgjegjës. Por është e pakonceptueshme për mua që bankat të tolerojnë transportin e vlerave të mëdha monetare pa asnjë rregull sigurie. Me zero siguri. Ashtu siç është e pakonceptueshme për mua që transporti i vlerave të mëdha monetare të mbetet në fatin e disa njerëzve që punojnë  në një polici private duke u paguar me 180 mijë të vjetra dhe këta supozohet të ruajnë miliona euro”, u shpreh Tahiri.

Ministri e cilësoi të pakonceptueshme si bankat dhe policitë private nuk marrin dhe masat më minimale që këto gjëra të mos ndodhin.

Tahiri tha se policia do marrë të gjitha masat për të gjetur përgjegjësinë, për këdo ka dështuar për detyrën në bankë apo në policinë private, por siç u shpreh ai kjo nuk mjafton.

Deklarata e tij u bë nga Elbasani paraditen e sotme, në një takim me studentët, duke cilësuar si shqetësues edhe faktin që qytetarët filmuan ngjarjen ku u grabitën paratë e BKT dhe nuk bënë denoncimin në polici.

Ai apeloi që qytetarët të bashkëpunojnë me policinë në mënyrë që ngjarje të tilla të shmangen./a.y/noa.al

Shkon në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen pranë Rinasit, policisë private i hiqet licenca

Grabitja pranë Rinasit, deputeti i PS kërkesë Tahirit: Policia të padisë bankën

Grabitja rrugës për në Rinas, cila është siguria e detyrueshme në transportin e parave

Skema 3D, si u grabit shuma marramendëse e bankës në makinat e blinduara

Policia jep detaje për grabitjen në Rinas: Grabitësit prenë me motosharrë blindat

Grabitja në afërsi të Rinasit, arrestohen policët privatë që shoqëronin paratë

Aksion nga ajri dhe toka për kapjen e grabitësve, flet roja: Si na plaçkitën maskat

Grabitja afër Rinasit, rrëfehet dëshmitari: Ishin pesë persona, qëlluan me armë

Pamjet nga grabitja e makinës që transportonte paratë e bankës drejt Rinasit

Grabitet rrugës për në Rinas, makina që transportonte paratë e një banke

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd