Transmetuar më 10-02-2017, 09:21

Tiranë, 10 shkurt 2017, NOA.al- Grabitja e mesditës së djeshme kur u morën thasët me para të një banke të nivelit të dytë të cilat po transportoheshin drejt aeroportit të Rinasit kanë ngjallur komente dhe sugjerime të shumta.

Njëri prej tyre është deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, i cili ka një kërkesë të veçantë për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Deputeti i Përmetit kërkon që Policia e Tiranës të padisë bankën për krijimin e tensioneve të padëshiruara dhe panik ndaj qytetarëve të Shqipërisë dhe për dëm moral.

Sipas tij, nuk ka pse paaftësia e bankierëve të ulë apo të dëmtojë moralin dhe suksesin e Policisë së Shtetit.

Postimi i deputetit Kosta në Facebook

Kërkesë; kryetarit të partisë Tiranës dhe ministrit të rendit;

Policia e Tiranës të padisë bankën për krijimin e tensioneve të padëshiruara dhe panik ndaj qytetarëve të Shqipërisë!

Sigurisht që media dhe publiku duhet të bëjë analizë të zgjeruar me vazhdimësinë e grabitësve por nuk është e drejtë të ngarkohet për paaftësi e faj policia e shtetit, absolutisht jo!

Unë prononcohem dhe si kompani private, kur derdhim apo tërheqim para nga bankat (dhe këto banka i kemi shumë pranë zyrave tona) masa e parë është besueshmëria e personit që lëviz paratë, prandaj në bazë të sasisë së parave shtohen dhe masat e sigurisë, por mesa pashë kronika të ndryshme dhe vërehej qartë se nuk plotësohej aspak sigurimi i këtyre parave atëhere uroj që javët në vazhdim të mos ketë grabitje tjetër….!! Pronari i këtyre parave (banka) nuk e ka të lehtë të përfitojë nga shoqëria e sigurimit këto humbje… Jam i bindur që nuk do marrë asnjë kacidhe, në qoftë se do i përfitojë këtë kompensim !? më lind dyshimi se siguruesi ka mjaftë fitime për ti falur dëmtuesit.

Nuk ka pse paaftësia e bankierëve të ulë apo të dëmtojë moralin dhe suksesin e policisë së shtetit. Policia ta padisë bankën për dëmin moral,tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë. Faleminderit./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd