Transmetuar më 10-02-2017, 08:09

Për herë të tretë në pak më shumë se një vit, një grabitje e armatosur ndodh pranë Rinasit. Makina me para është goditur nga mjeti i grabitësve, të cilët me mjete të forta shpërthyen dyert, rrahën policët privatë dhe rrëmbyen paratë.

Por cila është siguria e detyrueshme në transportin e parave?

1-Transporti bëhet me mjet të blinduar

2-Kasaforta mbyllet që në bankë, shoferi nuk e ka kodin e kasafortës

3-Në kasafortë vendoset bojë shënjuese. Në rastin se hapet kasaforta ngjyrosen kartmonedhat.

4-Në një apo disa nga thasët vendoset GPS, për të siguruar ndjekjen

5-Makina e transportit duhet të jetë e pajisur me kamera. Kamera duhet të jetë e ndezur dhe të ndiqet nga salla e sigurisë/Opinion 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd