


Tiranë, 9 shkurt 2017, NOA.al- Një grabitje spektakolare ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën drejt Rinasit, ku është grabitur një shumë e madhe parash nga një makinë e blinduar.
Në videon që gjeni më poshtë të publikuar nga “Klan” shihen pamjet e grabitjes, ku makina në të cilën ndodheshin grabitësit kanë përplasur blindin dhe më pas grabitësit, kanë thyer njërin nga xhamat, duke neutralizuar punonjësit e policisë private, të cilët po bënin transportin.
Më tej grabitësit, të cilët dyshohet të jenë 3-4, kanë marrë thasët me para duke u larguar me shpejtësi.
Pas grabitjes, policia ka gjetur një makinë duke u djegur pranë Urës së Limuthit. Një grabitje e ngjashme është bërë edhe në 3 dhjetor të vitit 2015, duke hedhur dyshime se mund të bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





